LEO është etiketa ekskluzive e kantinës sonë prodhuar nga miksimi i dy kultivarëve Merlot 60% dhe Cabernet Sauvignon 40% të kultivuar në kodrat e Malinatit,Berat. Karakteristikë joshëse e saj është moshimi në barrik lisi francez nga ku Reserva LEO përfton cilësi befasuese në ngjyrë,aromë e shije. Kjo verë komplekse ka ngjyrë të dendur të kuqe rubini dhe aroma intensive të frutave të tejpjekura,të kuqe,frutave të pyllit, erëzave si dhe nota të çokollatës e bajameve. Në shije RESERVA LEO është e strukturuar, e thatë dhe e ngrohtë duke dhuruar një passhije që zgjat në harmoni.
Sugjerojmë të shoqërohet me mish të kuq,të egër e të butë, gatuar në furrë apo zgarë.Si edhe miks djathrash e sallamrash të tymosur e stazhonuar.
Të shërbehet në temperaturë 18-20 grade C.
Varieteti: 70% Merlot & 30% Cabernet Sauvignon
Podhuar në: Malinat,Berat
Alkooli: 13.5% vol