Si te degustojme një Verë cilësore
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Eksploroni hijeshinë historike të Beratit, Shqipëri, me një tur të udhëzuar nëpër rrugët e tij të lashta dhe vendet ikonike. Rezervoni turin tuaj paraprakisht (minimumi 7 persona) për të përjetuar kulturën dhe historinë e pasur të Beratit.
Kjo verë e bardhë është prodhuar nga varieteti autokton Shesh i Bardhë,i kultivuar në Berat në kodrat e Malinatit. Ngjyra e saj brilante në kashtë ka reflekse të lehta gjelbëroshe. Aromat janë intensive,ku dallojnë frutat tropikale,aroma lulesh,agrume,molla e bardhë kokërr madhe williams.Në shije është fine dhe e ekuilibruar, me një passhije lehtësisht të hidhur e cila të kujton bajamen e egër.
FANI PULS është një verë e bardhë e prodhuar nga varieteti autokton i Rajcnit të Beratit.Kjo verë karakterizohet nga një ngjyrë e dendur kashte,aromat e së cilës janë komplekse,intensive,fine si të mollës,dardhës,luleve të bardha,barit të sapo prerë e mineraleve. Në shije,Pulsi Fani është e thatë,e butë, e freskët,harmonike me një passhije që zgjat.
LEO është etiketa ekskluzive e kantinës sonë prodhuar nga miksimi i dy kultivarëve Merlot 60% dhe Cabernet Sauvignon 40% të kultivuar në kodrat e Malinatit,Berat. Karakteristikë joshëse e saj është moshimi në barrik lisi francez nga ku Reserva LEO përfton cilësi befasuese në ngjyrë,aromë e shije.
Verë e strukturuar në bute druri me reflektime të errëta të ngjyrës vjollcë,aromat e së cilës janë tradicionale,elegante,të qëndrueshme e frutore. Në shije është e ekuilibruar dhe harmonike.
Prodhimi i verës FANI është një udhëtim në zemrën e një qyteti ku trashëgimia, arti dhe kultura jetojnë së bashku.
FANI është vera e Beratit dhe e familjes me po të njejtin mbiemër që në vitin 1985 hodhi farën e parë që do të ngjizte krijimin e një vere autentike.
Rrënjet e vreshtit FANI dëshmojnë kultivimin e varieteteve të përzgjedhura në një tokë tërësisht të mbrojtur për nga pozicioni gjeografik i ndodhur, ku shija e qytetit të gurtë lexohet në çdo gllënjkë verë. Kështu do ta citonte mes rreshtave edhe i zoti i kësaj kantine, Leonardi, teksa mishëron në shishe pasionin dhe trashëgiminë e shndërrimit të rrushit në verë të nisur fillimisht si ëndrra e një djali të ri në studime.
Formën e vërtetë kantina e mori vetëm në vitin 2001, ku qilari filloi të frymonte aromat e para të buteve të lisit të cilat si dëshmi të vjetërsisë dhe shijes së hollë të mikpresin edhe sot nëse viziton kantinën FANI.
Sot, FANI numëron 4 etiketa vere dhe 2 brandy të përsosura ku dallojnë shije dhe aroma tërheqëse të rrushit nativ me një prekje joshëse moshimi në bute lisi. Zbulo më shumë për etiketat tona.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Winemaking or vinification is the production of wine, starting with the selection of the fruit, its fermentation into alcohol, and the bottling of the finished
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!
Nëse për kërkon për një verë të tokës shqiptare me cilësi të shkëlqyera oenologjike,të pasur në histori dhe me shije sublime, je në vendin e duhur. Përfaqësuar nga 4 etiketa vere dhe 2 brandy, kantina Fani ofron një koleksion varietetesh të përzgjedhura shqiptare si Puls, Kallmet e Shesh, për çdo pjatë dhe event të jetës tuaj.
Nëse je një restorant,ke një enotekë apo drejton një distribucion, kontakto tani!
PËRFAQËSUESI YNË I SHITJES +355692089853