FANI PULS është një verë e bardhë e prodhuar nga varieteti autokton i Rajcnit të Beratit.Kjo verë karakterizohet nga një ngjyrë e dendur kashte,aromat e së cilës janë komplekse,intensive,fine si të mollës,dardhës,luleve të bardha,barit të sapo prerë e mineraleve. Në shije,Pulsi Fani është e thatë,e butë, e freskët,harmonike me një passhije që zgjat.
Sugjerojmë të shoqërohet me fruta deti shërbyer krudo apo zgare,pasta,djathra të njomë apo stazhonuar,mish shpendi.
Të shërbehet në temperaturë 10-12 grade C.
Varieteti: 100% Puls
Podhuar në: Allambrez,Berat
Alkooli: 13% vol